11.6 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Zyrtare: La Liga konfirmon ditën dhe orën për ‘El Clasico’

La Liga ka njoftuar se El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet të shtunën më 10 prill, në orën 21:00.

Derbi më i madh dhe më i suksesshëm në futbollin spanjoll do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, dhe është i dyti këtë sezon në La Liga.

Takimin e parë të sezonit 2020/21 në La Liga e fitoi Real Madridi midis Camp Nou në fillim të kampionatit.

Në atë ndeshje, golat nga Federico Valverde, Sergio Ramos dhe Luka Modric ia siguruan tri pikë Real Madridit.

Por takimi i prillit mes tyre pritet të jetë shumë më i rëndësishëm, sepse të dy këto klube janë në garë për titull, sepse Barça ngel vetëm katër pikë prapa liderit Atletico Madrid, ndërsa Reali vetëm gjashtë pikë mbrapa.

El Clasico do të jetë në kuadër të javës së 30-të.

Më Shumë

Bashkimi shkon në finalen e Ligës Unike për femra

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës Unike për femra, pasi në gjysmëfinale mposhti Flamurtarin me rezultat bindës 81:63, raporton PrizrenPress. Përballja u zhvillua...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit