Zyrtare: Ponte Prizreni përforcohet me Wiggins

Ponte Prizreni ka vazhduar me transferimet për pjesën e dytë të sezonit.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se ka nënshkruar me alo qendrën Alan Wiggins.

Wiggins ka bagazh dhe karrierë të gjatë në basketboll evropian e botërorë, duke luajtur në Francë, Japoni, Ukrainë dhe Turqi, e shumë shtete të tjera, ndërsa së fundmi ishte për 1 sezon e gjysmë në elitën e superligës boshjake tek skuadra Posusje ku për 8 ndeshje ka kontribuar me 15.5 pikë e 10.4 kërcime.

“Me Wiggins skuadra tani kompletohet dhe fokusi kryesorë do të jetë vazhdimi dhe suksesi në Superligë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ponte Prizreni mbrëmë e prezantoi lojtarin tjetër Adam Grant.

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve komunalë të Suharekës: Rrugët nuk u ndërtuan kurrë, por pagesat u kryen

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, prej të cilëve katër janë zyrtarë komunalë, ndërsa dy të tjerë janë pronarë të...

Lajmet e Fundit