4400 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës vitin që lamë pas

4 mijë e 423 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës vitin që lamë pas.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje dhënë lajmi.net.

Tutje, bëhet e ditur se një nga arsyet më të shpeshta të heqjes dorë është marrja e asaj të njërit prej shteteve të BE-së.

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dyshtetësinë përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, njoftoi MPB-ja për mediumin gjegjës.

Nga departamenti për shtetësi, azil dhe migracion në MPB kanë shtuar se trendi i heqjes dorë nga shtetësia, ka qenë pothuajse i njëjtë, nëse llogaritet periudha prej shpalljes së Pavarësisë e së këndejmi.

Më Shumë

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit