12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Gjuha shqipe

Sahit F. Osmani

Tridhjetë e gjashtë tinguj ngjizen në palcën
e gjuhës

E vijnë me kumbim si ortekë bjeshkësh
E vijnë me jehona valësh kryengritëse
Të lumenjve të zbritur në fushat me lule të
Naim Frashërit.
Në ato fusha bashkohen e krijojnë fjalë
Të ëmbla e të hidhura si vet jeta.
Ashtit të moçëm i mëkojnë sythat
ndër dej të gjakut qarkullojnë të papërlyera.

Fjalët shpërthejnë nga e perëndishmja gjuhë
Me vrullin e zemrës, me ngrohtësinë e gjakut
Për ta krijuar trungun me rrezatim hyjnor
E fytyrën engjëllore të dalë nga Lufta e Trojës
Të ekspozuar në çdo varg homerik.

Gjuhë shqipe, ti zgjua bletësh
Fjalët tua pikojnë mjaltë dashurie
Kur shfaqen të stolisura me kurora dafine
Në fushat e lulëzuara të mendimit
Nëpër gurrat e freskëta të rrëfimit.

Më Shumë

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Lajmet e Fundit