7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Avdyli reagon pas emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë:“Nuk kam kurrfarë deklarate, më vjen keq”

Haxhi Avdyli, deputeti i Listës Guxo i cili mendohej se do të bëhej Ministër i Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit që Rifat Latifi ka marr postin e të parit të Shëndetësisë në Qeverinë Kurti.

Avdyli, nuk ka komentuar lajmin e emërimit të Latifit, duke preferuar të tregojë se si po harmonizohen disa ligje të shëndetësisë.

Avdyli ka shkruar se dje dhe sot, Komisioni për Shëndetësi dhe përfaqësuesit ligjorë të Ministrisë së Shëndetësisë, po punojnë fort për të harmonizuar ligjet e shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera.

“Dje e sot komisioni për shëndetësi, bashkë me përfaqësuesit ligjor të MSH e Qeverisë, drejtorët e inspekorateve e akterë tjerë, nga ora 10 deri pasdite po punojmë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera. Nga 15 ligje të kaluara në lexim të parë, dje e sot gjysmën e ligjeve nga 15 i përfunduam. Pjesa tjetër do harmonizohen në ditët në vijim në mënyrë që ti kemi gati për aprovim përfundimtar në një nga seancat e radhës. Ky harmonizim këtyre ligjeve është dashtë të kryhej nga 2017 ,kur është aprovuar ligji për kundërvajtje, por po kryhen në fund të vitit 2021”, ka shkruar Avdyli.

Kur Avdyli ishte pyetur në nëntor nëse do ta jetë ministër i ri i Shëndetësisë, Avdyli as nuk e kishte mohuar as pohuar.

“Nuk kam kurrfarë deklarate, më vjen keq”, tha shkurt Avdyli për Insajderi.

Avdyli kishte thënë se nuk është në dorën e tij posti i ministrit, ndërsa kishte treguar se diskutimet janë të vazhdueshme.

“Nuk mund me i konfirmua asgjë, sepse procesi i diskutimeve është i nivelit më të lartë, është i vazhdueshëm por nuk mund ta konfirmoj asgjë sepse kjo nuk është në dorën time por në dorën e atyre të cilët janë vendimmarrës në politikën kosovare sot”, kishte shtuar tutje.

Ndërkohë, se ministri do të jetë nga radhët e “Listës Guxo” e tha edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili poashtu vije nga kjo listë.

Në një konferencë për media ku foli për projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili u miratua paraprakisht në mbledhjen e qeverisë, Peci u pyet nëse ministri i Shëndetësisë do të jetë nga Lista Guxo, por tha se nuk mund të flasë për emrin.

“Tash unë këtu kam dalë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin e bujqësisë. Se cili do të jetë emri i ri i ministrit të Shëndetësisë do ta vendos kryeministri. Ne si partner i Qeverisë normalisht që do ta kemi pjesën e konsultave, por nuk mund të flas se cili do të jetë ministri i Shëndetësisë”, tha Peci, përcjell Insajderi.org

Më Shumë

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit