7.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Limaj uron LVV-në: Është koha për punë dhe qeveri stabile

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar fituesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Limaj tha se do të vazhdojnë të vëzhgojnë punën e atyre që populli ua besoi votën.

“T’i uroj fituesit e zgjedhjeve besimin e popullit. Nuk ka asnjë arsyeje, është koha e punës. Ne do të vëzhgojmë besimin që keni marrë nga populli. Është koha për punë dhe qeveri stabile”, tha ai.Tha se ata që kanë votuar partinë e tij, janë vota të shpirtit.

“Ne si Nismë do të vazhdojmë fuqishëm dhe të jemi zëdhënës i atyre aktivistëve. Janë mishëruar me kauzën tonë. Shumë vajza e djm të lindur pas luftës ndihen çlirimtarë. Këtë radhë nisma nuk do të jetë pjesë e parlamentit. Por në asnjë mënyrë nuk do të ndal zërin për promovimin e kauzës tonë për promovimin e vlera kombëtare dhe njerëzore. Kosova është mbi të gjitha dhe zëri i çlirimtarëve do të rritet dhe promovohet”, ka thënë ai.

Më Shumë

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’i dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare

Mervete Krasniqi nga Malisheva do t’ia dhurojë mëlçinë vajzës së saj 22-vjeçare. Ajo kishte kërkuar ndihmë për të financuar operacionin, i cili kushton 60...

Lajmet e Fundit