8.1 C
Prizren
E martë, 2 Dhjetor, 2025

20 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

Sot janë bërë 20 vjet nga vrasja në Tiranë e deputetit dhe ish-kryetarit të parë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.

Azem Hajdari ishte qëlluar para selisë së PD-së, ku qëndronte ish-kryetari i kësaj partie, Sali Berisha.

Hjadari u qëllua me një breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

Më 14 shtator turma e irrituar dhe mbështetëse e PD-së sulmon me armë objektet e qeverisë, duke mbajtur në krahë arkivolin me trupin e vdekur të Azem Hajdarit dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Fatos Nano.

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet.

Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha dhe mbanin poste të rëndësishme.

Ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, sipas akuzës telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë.

Në një proces gjyqësor maratonë u cilësuan fajtorë Mulosmani, i cili u dënua përjetë si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 vitet heqje lirie. I treti i vëllezërve Haxhia, Isamedini u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.

Edhe pse dosja u mbyll me ndëshkimin e tre personave, asnjëherë nuk u tha motivi përse u ekzekutua Azem Hajdari. Ndërkaq, u vërtetua se mbi deputetin kishte qëlluar me dorën e tij Fatmir Haklaj, i cili është vrarë më vonë gjatë një atentati të mirorganizuar. I vetmi që u shpall i pafajshëm për ngjarjen e shekullit, ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit.

Më Shumë

LVV me koalicion, kurse PDK, LDK, AAK dhe Nisma garojnë të vetme

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë ka hyrë në një fazë të re të pozicionimeve dhe...

Prizreni forcon bashkëpunimin me Kanadanë – Totaj pret ambasadoren Blitt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot Ambasadoren e Kanadasë për Kosovë dhe Kroaci, Kathleen Blitt. Gjatë takimit, ambasadorja shprehu gatishmërinë për...

Vdes Shpat Kasapi

Lajmet e Fundit