5.5 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Bytyqi: Mësimi s’ka mbaruar, ata që nuk zbatuan vendimet tona do japin përgjegjësi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, konfirmoi të hënën se procesi mësimor ka përfunduar të premten e kaluar, më 21 qershor.

Por, Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, një ditë pas ka paralajmëruar të gjitha komunat të cilat nuk i janë përmbajtur afateve të vëna nga MASHT.

Ai deklaroi se të gjitha komunat që nuk u janë përmbajtur normativave të paraqitura nga MAShT, do të japin përgjegjësi.

“Në takimin e fundit që e kemi pas me DKA-të jemi dakorduar që secila prej tyre ta përfillë normativën që u ka paraqitur MAShT. Interferime ka pasur nga njerëz të papërgjegjshëm. Kemi pasur dy raste në Ferizaj që mësimi do përfundojë me këtë datë dhe ne kemi ndërmarrë hapa”.

“Komunat do marrin përgjegjësi nëse nuk u janë përmbajtur normativave”, ka thënë Bytyqi./EO/

Këto komente ai i bëri gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Arsim, ku u diskutua për tekstet e reja shkollore.

Më Shumë

Temperatura pranverore edhe gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Java e ardhshme parashihet të vazhdojë me mot të mirë, intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës...

Ndeshje pa shikues dhe gjobë e majme për Lirinë

Pas ndeshjes Liria-Vushtrria dhe inicimit të procedurës disiplinore nga KG, KDE ka marrë sot vendimin për parregullsitë në atë duel. VENDIMI I KDE: I.KF “Liria“. Lëshim...

Lajmet e Fundit