Bizneset presin mbështetje nga institucionet

Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Shitësve me Pakicë (RRSHP), Yllka Metaj Shaqiri, tha se kanë mirëpritur vendimin e qeverisë për mbështetje ndaj bizneseve private.

“Kemi dhënë disa rekomandime. Rekomandimet tona u janë dërguar në mënyrë të elaboruar në detaje institucioneve qeverisëse të vendit dhe përfshijnë: Pagë universale të solidaritetit për të punësuarit në sektorin publik dhe privat Pagesa e kësteve të kredive dhe obligimeve të tjera bankare të shtyhen për tre (3) muaj, lehtësimin e pagesës së qirave dhe lirimit nga tatimi në burim dhe Pezullimin i ligjit për përmbarim, dhe Shqyrtimin i mundësisë së mbledhjes së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në brendi”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj ende ka paqartësi si do të shpërndahen këto mjete të qeverisë.

Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit të Shitësve me Pakicë (RRSHP), Yllka Metaj Shaqiri, tha se janë mijëra punëtorë në këtë sektor.

Ajo bëri me dije se bizneset kanë reduktuar stafin për shkak të reduktimin të orarit të punës. Edhe boznesi që ka punëtorë informal, sipas Metaj Shaqiri është mirë të merret modeli i Maqedonisë Veriore. /RTKlive

Më Shumë

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit