2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

“Doktorët po bëjnë miliona me ‘operacionet e virgjërisë’ në fshehtësi të plotë”

Bluzat e bardha britanike janë vënë përballë akuzave se po fitojnë mijëra para nga operacionet për të rikthyer virgjërinë vajzave të cilat duan të martohen “të paprekura”

“Daily Mail” shkruan thuhet se qindra vajza detyrohen të kalojnë një procedurë intime të quajtur “hymenoplasty” për të provuar se ato janë të virgjëra për natën e tyre të martesës dhe për këtë paguajnë shuma relativisht të larta.

Një hetim nga “Sunday Times” zbuloi se ekzistojnë të paktën 22 klinika që ofrojnë shërbimin privat, kryesisht në Londër.

Disa klinika private kërkojnë deri në 3,000 paund dhe i tërheqin pacientët me reklama që premtojnë se operacioni mund të “rikthejë pafajësinë e tyre” dhe janë “100 përqind të sigurta”.

Shumica janë femra të reja myslimane nga familjet e Lindjes së Mesme dhe Azisë nën presion për t’u martuar të virgjëra.

Mohammad Masood, drejtor i “MAS Gynecology”, tha se kërkesat për procedurën në klinikën e tij “Harley Street” ishin rritur katërfish që nga viti 2014.

Ai tha se pacientet e tij zakonisht e gjejnë përmes internetit dhe ishin “pothuajse të gjitha myslimane”.

Kjo ndërhyrje kirurgjikale është e ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Masood mohoi pretendimet se po kërkonin mënyra përfitimi prej femrave që duan të martohen të virgjëra dhe se thjeshtë po ofrojnë një shërbim. /tvklan

Më Shumë

Dragashi shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me seancë solemne dhe homazhe

Në kuadër të agjendës për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në sallën e Kuvendit të Komunal të Dragashit u mbajt Seancë...

Bashkimi rrëshqet në Prishtinë, Bora i ngrin prizrenasit

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë...

Pa pranga

Lajmet e Fundit