13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Drejtori i IKSHPK-së: Ndiqeni shembullin e Suharekës

Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së, u ka bërë thirrje të gjitha komunave në territorin e Kosovës që t’i evidentojnë musafirët që vijnë në komunat e tyre.

Një gjë të tillë po e praktikon edhe komuna e Suharekës.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka obliguar kryetarët e fshatrave që të merren me evidentimin e secilit qytetar që ka ardhur në Kosovë javëve të fundit.

Këtë e ka përshëndetur drejtori Ramadani, i cili ka bërë thirrje që të ndjekin këtë shembull të Suharekës.

“APEL KOMUNAVE TË KOSOVËS!

NDIQNI SHEMBULLIN E SUHAREKËS!

EVIDENTONI MUSAFIRËT QË TI PRESIM SA MË MIRË!

TI MBROJMË NGA COVID-19 DUKE I URUAR QËNDRIM TË KËNDSH?M NË SHTËPITË E TYRE NË VETËKARANTINË!”, ka thënë ai.

Ndryshe, edhe sot po vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve dhe shesheve në Suharekë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit