14.6 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Dyfytyrësia e BE-së!

FAIK Krasniqi

Duhet lobim i madh në ditët dhe javët në vijim, në disa shtete të mëdha e të fuqishme në BE, të cilët akoma nuk janë të gatshme për t’i hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Nëse deri në fund të këtij viti nuk do të ketë një vendimmarrje nga Këshilli i Ministrave të BE-së për liberalizim të vizave, do të ngelemi të izoluar përjetësisht, edhe nëse ndërrohen pushtetet tek ne. Arsyet janë të shumta.

Ndërrohen qeveritë në shtetet e BE-së, ndryshon qasja ndaj neve, sepse forcat e ekstremit të djathtë janë forcuar në masë të madhe. Gjithmonë do ketë arsyetime nga ana e BE-së. Kështu është kur e krijon përshtypjen se me të vërtetë ke krijuar shtet, kurse në fakt nuk je asgjë tjetër veçse një krijesë eksperimentale.

Liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në BE nuk ka të bëj as me korrupsion, as me krim të organizuar dhe me asgjë tjetër. Bullgaria dhe Rumania janë anëtare të BE-së, dhe janë shumë keq se ne sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar. S’po flasim për fqinjët përreth që janë akoma më keq se ne në atë aspekt, dhe tash e 10 vite lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Ukraina tash e sa vite janë në luftë, një shtet me rreth 50 milion banorë. Moldavia dhe Gjeorgjia shumë herë më të varfëra dhe më të korruptuar se ne, kurse qytetarët e këtyre shteteve lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Nëse arsyetimi i tyre është që 2 milion qytetarë të Kosovës do ju krijojnë problem, atëherë është arsyetim banal dhe puro politik.

Asnjë qytetar i Kosovës nuk do të shkojë azil në asnjë vend të BE-së. Shumica do ta përdorin lëvizjen e lirë për turizëm, dhe një pjesë e madhe për t’i vizituar familjarët në shtetet e BE-së. Por edhe ata që do e lëshojnë Kosovën, do shkojnë për të gjetur ndonjë punë në shtetet ku ekziston ligji i punës për qytetarët e Ballkanit Perëndimor ose për të studiuar.

Nëse BE-ja e ka seriozisht që në Kosovë duhet të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, atëherë duhet t’i izolojë politikanët që janë përgjegjës për këtë gjë e jo t’i ndëshkojnë qytetarët e Kosovës. Dhe jo të përdorë standarte të dyfishta me 2 milionë qytetarë të Kosovës, sepse këto standarte të dyfishta nuk i ka përdorur me qytetarët e asnjë shteti ku qytetarët e tyre gëzojnë lëvizjen e lirë. Siç po shihet problemi i BE-së nuk janë politikanët e korruptuar dhe të kriminalizuar të Kosovës, por as të vendeve të lartëcekura, por ata kanë problem me 2 milion shqiptarë të Kosovës.

Më Shumë

Ilaçi që premton jetë deri në 150 vjet dhe ndalon kancerin?

Drejtori kryesor teknologjik në kompaninë kineze “Lonvi Biosciences” në Shenzhen, Liu Qinghua, deklaroi se, falë rezultateve të kërkimeve më të fundit, në vitet e...

Bedri Hamza, kryetari i ri i PDK-së

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjatë konventës së mbajtur të kësaj partie. Hamza u zgjodh përmes votimit...

Lajmet e Fundit