E hapi lokalin e tij, policia arreston një person në Prizren

Një person është arrestuar dje në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren pasi kishite shkelur vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e lokaleve si parandalim për shpërndarjen e pandemisë COVID-19, transmeton PrizrenPress.

Policia ka njoftuar se i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve kafe-pije. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit