Fetah Rudi shërohet nga COVID-19

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Fetah Rudi, është shëruar nga koronavirusi.

Ai njoftoi përmes Facebook-ut se sot madje edhe është liruar nga spitali.

Ka treguar edhe për vështirësitë që ka pasur këto ditë.

“Pas 21 ditësh në përballje me Covid19, prej të cilave 16 në Kliniken Infektive në Prishtinë, sot jam liruar dhe jam shëruar nga Covid19. Shumë ditë e netë pa gjumë, me frymëmarrje të vështirësuar, e me një kollitje të madhe. Ishin këto ditë e nete të vështira, ku shumë herë mendova se nuk do t’ia dal. Por, fal zotit dhe mjekëve, edhe këtë sfidë tejkalova”, shkroi ai.

 

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit