Hasjanja

Ja përpara ngarkuar kali

me të nusja zbret nga mali,

veshje vendi cfarë koloriti

ritmikë jete veçon riti.

Folklorike shqiponjë ndër male

në rruzull kund a ka rivale

Tjerr përpara hollë nè rregull

Në shpinë djepin mban në shnegull

Racë ilire sa ka duar

Dhe e pushkës e prauar

Zanë me rreze në pamje fushe,

Drejt qytetit me hap drenushe

Sjell mall qielli e fisnikëri

Sjell jetë, diell e bukuri!

 

Poezi e shkruar shumë vite më parë nga Bedri Hysa

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit