Ibrahimovic: Zoti nuk ka fe

Rikthimi i Zlatan Ibrahimovicit i ka bërë mirë klubit të A.C Milan, shkruan Insporti.com.

Me rikthimin e tij, Milani në pesë ndeshjet e fundit nuk pësuar humbje. Ibra ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, me një mbishkrim interesant, ashtu siç di suedezi.

Në mbishkrim të fotografisë thuhet: “Zoti nuk ka fe”. Në rrjetin social Instagram kjo fotografi është pëlqyer nga katër milionë njerëz dhe kjo tregon ndikimin e legjendës suedeze.

Ky është një ironizimi i rradhës nga ana e Ibrahimoviç, i cili është i njohur për postime të tilla.

Ibrahimovic deri më tani në Serie A ka zhvilluar katër ndeshje, duke shënuar një gol. Po ashtu, në Kupën e Italisë ka shënuar një gol të në po aq paraqitje.

Sulmuesi 38 vjeçar në fillim të muajit janar u transferua në San Siro si futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me LA Galaxy i skadoi. /Insporti.com/

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit