8.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Kapen thika dhe municion në tregun e Suharekës (FOTO)

Policia së bashku me inspektorët komunal në  tregun e gjelbër në Suharekë ka gjetur dhe sekuestruar, shufra metali, elektroshkoë, municion, etj.

“Sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Suharekë, pas pranimit të një informacioni se në tregun e gjelbër janë duke u shitur pajisje dhe gjësende të palejuara, gjatë një aktiviteti të realizuar së bashku me inspektorët komunalë dhe me njoftimin e prokurorit kujdestar, ka gjetur dhe ka sekuestruar: 5 shufra të metalit, 6 elektroshokë,14 pako municion të pushkëve ajrore,1 dylbi (të armës së zjarrit), 47 thika, 16 boksa të metalit, 6 pajisje për mirëmbajtje të armëve, 4 këllëf për shufër, 27 këllëf të armës, 7 këllëf për municion të pushkës së gjuetisë”, bën të ditur policia.

I dyshimti  i rastit F. H. i lindur në vitin 1983, i cili ishte në posedim të këtyre pajisjeve, është proceduar në mënyrë të rregullt sipas urdhrit të prokurorit dhe me rastin po merret policia.

Më Shumë

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Sonte finalja e madhe: Peja 03 dhe Bashkimi për titullin kampion

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku Peja 03 dhe Bashkimi përballen në finalen e shtatë...

Lajmet e Fundit