5.8 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Kërkimet shkencore shqiptaro-gjermane

Kërkimet shkencore shqiptaro-gjermaneEkspozohen fotot e rralla me ngjyra të profesor, Wilfried Fiedler.

Portret i Shin Spiropanit, 66 vjeçe, fotografuar në Borsh më 5 korrik 1957. Zëri vajtues që dëgjojmë në sfond është i saji, zë vajtojce i regjistruar në ekspeditën më të madhe gjermano-shqiptare me qëllim studimin e muzikës tradicionale shqiptare. Këtij misioni i bën homazh ekspozita “Jehonat e së shkuarës. Zërat e së ardhmes“ në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Nën drejtimin e shkencëtarëve muzikologë Erich Stockmann dhe Ramadan Sokoli misioni realizoi 600 incizime. Pjesë e misionit ishte albanologu i ri atëkohë Wilfried Fiedler, transmeton abcnews.

Fotografitë e rralla me ngjyra të viteve 1956-’59 janë realizuar nga Prof. Fiedler dhe janë nxjerrë nga arkiva e tij private. Tri herë erdhi në Shqipëri, fillimisht për të mbledhur këngë çame e për të përfunduar me mbledhjen e trajtave të shumësit të shqipes, diçka e rrallë, për t’u gjurmuar nga Hasi deri poshtë në Xarrë e Konicë, e që ai s’mund ta tregoj pa bërë pak humor.
Ekspozita e sotme është një nderim edhe për profesor Fidlerin në tetedhjetëvjetorin e lindjes. Ai përfaqëson sot të fundit albanolog të madh të gjallë, autor i “Gramatikës shqipe“, i “Sistemit foljor të Buzukut“, bashkëautor me Ardian Klosin i “Fjalorit Gjermanisht-Shqip”.

Në gjurmët e ekspeditës së ’57-ës, Eckehard Pistrick, albanolog në Univesitetin e Halës, kurator i kësaj ekspozitës, dëshmon botën periferike në krahina të thella në dokumentarin kushtuar isopolifonisë.

Ekspozita, e hapur deri më 25 tetor, është shkas për të reflektuar mbi kërkime gjermano-shqiptare nga shkencat humane dhe social-kulturore siç e tregoi Konferenca Ndëkombëtare e Fondacioni „Konrad-Adenauer“ dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Më Shumë

Fillon trajnimi gjashtëditor për mësimdhënësit e Prizrenit, Veselaj-Gutaj: Zhvillimi profesional mbetet prioritet

Në Prizren ka nisur trajnimi gjashtëditor për zbatimin praktik të Kurrikulës së Re, ku janë përfshirë grupe të reja mësimdhënësish nga fusha të ndryshme...

Sonte derbi i të pamposhturve: Bashkimi përballet me Pejën në Prizren

Në javën e gjashtë të ProCredit Superligës, sot zhvillohet një nga sfidat më të forta të sezonit: Bashkimi – Peja, derbi i dy skuadrave...

Lajmet e Fundit