Komuna e Rahovecit mban mbledhje komemorative në nderim të Sabahajdin Qeskës

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në përkujtim të jetës dhe veprës tani më të ndierit, Sabahajdin Qeska, (Inspektor për Çështje Komunale), komuna e Rahovecit ka organizuar mbledhje komemorative.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryetari i komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, kryesuesi i kuvendit Afrim Dina familjar dhe bashkëpunëtor të të ndjerit.

Në fjalimin e tij kryetari, Smajl Latifi ka thënë se Sabahajdin Qeska, tash e 17 vite shërbeu me përkushtim dhe devotshmëri si inspektor për çështje komunale, ku dha kontributin e tij të pashoq, profesionalizmin dhe punën e tij që do ta mbajnë përherë të paharrueshëm për familjen, kolektivin dhe rrethin shoqëror që ai kishte./ Epoka e re

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit