6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Konica më 1913: Prioriteti i Shqipërisë së re do të jetë edukimi i grave shqiptare

“Le Journal” ka botuar të premten e 4 prillit 1913, në faqen e katërt, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës për “Neue Freie Presse”, të cilin. Shkrimi është si më poshtë:

“Shqiptarët nuk duan për udhëheqës Dukën e Montpensier-it. Vjenë, 3 Prill. (Nëpërmjet një shkrese të korrespondentit tonë të veçantë.)

Faik Bej Konica, president i kongresit shqiptar në Trieste, ekspozon, në një intervistë të botuar nga ‘Neue Freie Presse’, planet për organizimin e brendshëm të Shqipërisë së re, dhe thotë se një punë shumë e rëndësishme do të jetë edukimi i grave shqiptare.

‘Ne nuk do ta marrim Dukën e Montpensier-it si princ’, tha Faik Bej Konica. ‘Ne nuk kemi nevojë për një njeri mondan. Ne kemi nevojë për një njeri të hekurt dhe do të dimë se ku ta gjejmë.” /Darsiani/

Më Shumë

Prizreni pret duelin e gjashtë të serisë finale: Bashkimi – Peja 03

Finalet e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës për femra po vazhdojnë të dhurojnë emocione të mëdha, teksa seria me Bashkimit dhe Pejës 03 ka...

Parashikimi javor i motit: E hënë me diell, nga e marta reshje shiu në gjithë vendin

Java fillon me kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot kryesisht me diell, si pasojë e ndikimit të përkohshëm të një fushe të presionit të...

Lajmet e Fundit