16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Hajdin Berisha, emërohet nënkryetar i Komunës së Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të kompetencave dhe obligimeve të tij, sot e ka emëruar nënkryetarin e komunës. Nënkryetar i Komunës së Malishevës, është emëruar Hajdin Berisha. Me këtë rast, kryetari Begaj, e ka uruar Berishën, për detyrën e re.

Pas marrjes së emërimit, nënkryetari Hajdin Berisha, tha se “për katër vite të mandatit të kaluar qeverisës, jemi munduar ta bëjmë më të mirën për qytetarët”. “Do të mundohem të punoj maksimalisht në kryerjen e obligimeve që mora sot”, tha nënkryetari Berisha.

Hajdin Berisha, gjatë katër viteve të kaluara, ka qenë drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Malishevës.

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit