18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Zafir Berisha: Qeverisë, flaka i daltë !

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se Gjykata Speciale është e rrezikshme për Kosovën dhe Kuvendi duhet ta shfuqizojë.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Gjykata Speciale të jetë shkaktari i prishjes së koalicionit qeverisës.
“Flaka i daltë! Inshallah në pranverë nuk mbërrin ky koalicion. Gjykata Speciale është e dëmshme”, ka deklaruar Berisha.

“Qysh në fillim Nisma për Kosovën ka qenë kundër Gjykatës Speciale, pra atëherë kur një pjesë e madhe ka qenë për. Qëndrimi ynë vazhdon të jetë i njëjtë edhe tash. Qëndrimi ynë kundër kësaj gjykate nuk është ndonjë zbulim epokal. Kjo gjykatë është më tepër se e dëmshme për Kosovën. Një gjë e di se Zafir Berisha dhe Nisma për Kosovën janë kundër Gjykatës Speciale”, është shprehur Berisha, duke shtuar se Specialja është themeluar mbi baza etnike dhe do ta gjykojë luftën e drejtë të UÇK-së.

Berisha ka deklaruar se miratimi i Ligjit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk e rrezikon shtetësinë e Kosovës dhe raportet e saj me vendet mike. “Çfarë të rrezikuari, bre! Kjo është tallje.

Gjykata Speciale është barazim i luftës çlirimtare me luftën e okupatorit serb të kryer në Kosovë. Fajtori i vetëm, fajtori i parë dhe i fundit, është Hashim Thaçi. Të gjithë ata që do të arrestohen nga Gjykata Speciale duhet të shkojnë të lypin llogari te Thaçi, sepse çështjen e kësaj gjykate ai e ka bërë çështje të pazareve të politikës së vet ditore”, ka theksuar ai./Epoka e re/

Më Shumë

Joshua: Usyk do të jetë fitimtar ndaj Furyt

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj, dy...

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Lajmet e Fundit