6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Isni Kilaj zgjedhet kryetar i PDK-së në Malishevë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur të dielën kuvendin zgjedhor në Degën e Malishevës, ku delegatët kanë votuar për kreun e Degës, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët e Konventës Qendrore.

Në garën prej katër kandidatëve për kryetar dege, me vota të fshehta dhe sipas rregullores për zgjedhjet, më i votuari ka dalë Isni Kilaj.

Delegatët e kuvendit zgjedhor kanë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së.

Punimet e këtij kuvendi, në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i ka përshëndetur ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

“Qytetarët e Malishevës kërkojnë një eksperiencë të re me pushtetin politik dhe janë të gatshëm më shumë se kurrë që këtë kërkesë t’ia besojnë PDK-së. Kjo është fryma që i ka dhënë shpirt mobilizimit të anëtarëve dhe mbështetësve të PDK-së, të cilët sot përmbyllën kuvendin zgjedhor të degës, në të cilin u legjitimuan strukturat e reja që do marrin përsipër qeverisjen e Malishevës. I përgëzoj qytetarët, mbështetësit dhe strukturat e PDK-së për integritetin dhe kulturën e lartë politike të treguar në këtë proces zgjedhor. Dekada e Re është platformë politike që s’do lë prapa asnjë vend, asnjë qytet dhe asnjë lagje. Malisheva do jetë shembulli i partneritetit që do ta sjellë PDK-ja përmes Dekadës së Re”, tha Tahiri.

Më Shumë

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka...

150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, shpërndan sot rreth 150 pako ushqimore për familjet në...

Lajmet e Fundit