16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Selimi dhe Gashi, përplasen rreth kryeparlamentarit

Selimi-GashiPetrit Selimi dhe Arben Gashi kanë polemizuar ndërmjet vete lidhur me situatën politike në Kosovë.

Duke debatuar në Info Magazine të Klan Kosovës, përfaqësuesit e LDK-së dhe PDK-së janë përplasur rreth kryeparlamentarit dhe seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Selimi i tha Gashit se Gjykata Kushtetuese i ka qartësuar gjithçka liderëve të bllokut, të cilët i ka akuzuar si bllokues.

“Vendi i kryetarit të Kuvendit i takon decidivisht PDK-së. Nëse partitë humbëse të zgjedhjeve nuk e marrin parasysh dhe nuk e lexojnë vendimin e Kushtetueses, rrjedhimisht nuk lejojnë zgjedhjen e kandidatit të PDK-së atëherë neve s’na mbetet gjë tjetër vec se edhe ne të bllokohemi dhe të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

Por Gashi i ka replikuar Selimit kur ka ftuar të kërkohet zgjidhja në Kuvend.

“Hajdeni në Kuvend dhe e shohim. Zgjidhja duhet të kërkohet aty. Të gjithë e dinë se si janë forcat politike. Shkojmë në Kuvend, pastaj ju çojeni në Kushtetuese. Mos të merremi me retorikë këtu”, porositi deputeti i LDK-së.

Por Selimi bëri me dije se zgjidhja duhet të kërkohet nëpërmjet një marrëveshjeje.

“Hapësirë për marrëveshja ka sa të duash. Ka aq sa është Kosova e madhe. Pra PDK, LDK, AAK ose Nisma të bisedojnë për një mori sendesh dhe të gjejnë zgjidhje”, porositi zëvendësministri i jashtëm në detyrë.

Edhe Gashi iu përgjigj Selimit se ka hapësirë për një marrëveshje, por ajo duhet të jetë tjetër fare.

“Natyrisht që ka hapësirë për marrëveshje. Për shembull PDK-ja ashtu siç si ka numrat, heq dorë dhe i lë hapësirë koalicionit të prirë nga LDK-AAK dhe Nisma që ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Unë mendoj se zgjidhja e vetme qëndron tek mbajtja e seancës, ose ose do të duhet të shkojmë në formulën e vjetër kur vijnë ndërkombëtarët dhe na thonë bëni kështu ose kështu, të cilën unë se preferoj”, përfundoi ai.

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit