Liverpool merr lajmin e rëndë, Virgil van Dijk mbyll sezonin

Everton dhe Liverpool  u ndan në barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Goodison Park”, e vlefshme për javën e 5-të në Premier League. Gjatë këtij takimi, “të kuqtë”  humbën mbrojtësin, Virgil van Dijk, i cili la fushën e lojës i dëmtuar, pas një ndërhyrje shumë të ashpër të portierit të Everton, Jordan Pickford. Një situatë që e bëri Jurgen Klopp të çmendur , pasi portieri i “Toffees” nuk u ndëshkua me karton.

Image

Lajmet nuk duket të mira për mbrojtësin holandez. Sipas mediave angleze dhe në veçanti “BeIn Sports”, 29-vjeçari thuhet se ka këputur ligamentet e këmbës së djathtë. Një dëmtim që mund ta mbajë atë larg fushës për shtatë apo tetë muaj … Një goditje e rëndë për “të kuqtë” dhe lojtarin holandez, për të cilin mund të thuhet se e ka mbyllur sezonin.

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit