4.1 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Në Prizren do të rinumërohen 26 vendvotime

Ka nisur rinumërimi i votave në 303 vendvotimet në të cilat në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme janë shpërndarë formularë me gabime.

Sipas KQZ-së, 10 nga këto vendvotime do të rinumërohen plotësisht për shkak se gjatë hetimeve në QNR është gjetur se mungojnë votat e kandidatëve dhe mungojnë disa fletë të formularëve të rezultateve, ndërsa 304 vendvotime të tjera do të rinumërohen poashtu plotësisht, për shkak të një gabimi teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike, që ka bërë që votat e subjekteve të mos shënohen në rubrikën përkatëse dhe si rrjedhojë kemi mospërputhje në mes të votave të subjekteve dhe të kandidatëve.

“Vendvotimet që do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14; Gllogoc 16; Gjilan 1; Dragash 4; Istog 1; Kaçanik 15; Klinë 14; Fushë Kosovë 2; Kamenicë 4; Mitrovicë e Jugut 10; Leposavic 1; Lipjan 1; Novobërdë 3; Obiliq 5; Rahovec 14; Pejë 17; Podujevë 17; Prishtinë 42; Prizren 26; Skënderaj 13; Shtime 6; Shtërpcë 3; Suharekë 13; Ferizaj 17; Viti 17; Vushtrri 6; Zubin Potok 1; Malishevë 9; Junik 3; Han i Elezit 2; Graçanicë 2, Ranilluk 1”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Konflikti në Korishë nuk ka lidhje me zgjedhjet

Incidenti në Korishë mes dy vëzhguesve zgjedhorë  nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Sipas raportimeve nga terreni, konflikti ka qenë vetëm verbal dhe nuk ka...

Rahoveci 029 fiton trillerin në Prizren ndaj Vëllaznimit

Në një ndeshje dramatike dhe plot emocione, Rahoveci 029 ka triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat të ngushtë 81:80 në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit. Takimi...

Lajmet e Fundit