7.6 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Nis “Final Eight” në Champions

Sonte nisin duelet çerekfinale në Champions League, kompeticion që është futur në fazën finale dhe do të marrë trajtën e një Botërori. “Final Eight” me ndeshje teke, do të startojë me duelin Atalanta-PSG, që nis në orën 21:00 në “Estadio da Luz” të Lisbonës.

Dueli parashikohet spektakolar dhe me gola. Atalanta është e vetmja skuadër italiane që ka mbetur në garë dhe do të tentojë kalimin në gjysmëfinale, aty ku nuk ka shkuar kurrë më parë. Të njëjtin objektiv kanë edhe kampionët e Francës.

Ekipi që siguron kualifikimin sonte do të ndeshet me fituesin e çiftit Atletico Madrid-Leipzig për një biletë në finalen e madhe. Portieri Gollini dhe Josip Ilicic janë mungesat e Atalantës, ndërsa Verrati (i dëmtuar) dhe Di Maria (i pezulluar) janë mungesat e mëdha të kampionëve të Francës.

Në dyshim është edhe Kylian Mbappe, por ylli i sulmit do të jetë në pankinë dhe mund të aktivizohet gjatë ndeshjes. Berat Djimsiti do e nisë si titullar dhe do të ketë detyrën e vështirë të frenoje Neymar dhe Mauro Icardin.

Nis "Final Eight" në Champions, Atalanta dhe Djimsiti për ...

(Formacionet e mundshme)
ATALANTA (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi, Gomez; Zapata. Trajner: Gasperini
PSG (4-3-3): Navas; Kehrer, Thiago Silva, Marquinhos, Bakker; Gueye, Paredes, Herrera; Sarabia, Icardi, Neymar. Trajner: Tuchel

Më Shumë

Kërkohen hetime edhe për votat e zgjedhjeve lokale në Prizren

Një grup kandidatësh nga parti të ndryshme që garuan për Kuvendin Komunal të Prizrenit kanë dorëzuar të mërkurën një kërkesë në Prokurorinë Themelore në...

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Lajmet e Fundit