Pamje – Rogovë e Hasit, kabllot bien për toke pas rrëzimit të shtyllës elektrike

Një shtyllë elektrike e cila është para rrëzimit në tokë, po paraqet rrezik të madh për kalimtarët në fshatin Rogovë të Komunës së Gjakovës.

Në rrjetin social Facebook, faqja e fshatit Rogovë ka postuar disa fotografi ku shihet një shtylla elektrike e cila është lakuar dhe paraqet rrezik që të bije në çdo moment në mes të rrugës. Poashtu edhe kabllot shihet se janë të shtrira për tokë në mes të rrugës.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes shtylla është rrëzuar nga një maune (Kamion), i cili ka prekur aksidentalisht atë.

Postimi i plotë i faqes së fshatit Rogovë:

Njoftim

Për shkak të defektit me shtylla te kabllove elektrike në rrugën ‘BESIM BERISHA’, lusim banorët dhe ngasësit të përdorin rrugë alternative që t’u shmangen rrezikut nga kabllot që gjenden në tokë derisa të sanohet problemi nga ana e KEDSIT.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

   

Më Shumë

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Lajmet e Fundit