Personat që erdhën nga jashtë në Suharekë s’kanë shenja të koronavirusit, i infektuari po shërohet

Sot bëhen gjashtë ditë prej kur në Suharekë është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Ky është pacienti i vetëm i infektuar me koronavirus atje, e sipas kryetarit të komunës, Bali Muharremaj, brenda 3-4 ditëve edhe ai do të shërohet.

Ndërkohë për personat që kanë ardhur nga diaspora, Muharremaj ka thënë se s’kanë simptoma, raporton Express.

Në një prononcim për Gazetën Express, Muharremaj ka thënë se pacienti i infektuar me COVID-19, po përmirësohet. Madje, ai shpreson se brenda 3-4 ditëve, ai do të shërohet plotësisht.

Sipas Muharremajt, në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë në këtë komunë.

“Gjendja është e mirë. Nuk ka pas ndonjë rast të ri të dyshuar. Madje, edhe ai që është tu u trajtu në QKUK, po shkon duke u përmirësu, edhe besoj që brenda 3-4 dite do të shërohet, pra rezultati do t’i del negativ”, ka thënë Muharremaj për Express.

Muharremaj ka treguar se asnjë prej qytetarëve që janë kthyer nga diaspora në këtë komunë, nuk ka shfaqur ndonjë simptomë se është i infektuar me koronavirus.

“Fati jonë i mirë ka qenë që e kemi parandalu. Më herët kanë ardhur në Suharekë 120 persona nga diaspora, por menjëherë i kemi izolu. Tash i kanë ba 16 ditë, asnjë prej tyre s’ka pasë ndonjë simptomë”, ka thënë ai për Express.

Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me furnizimin me mjete mbrotëse, derisa për t’u furnizuar me ushqim thotë se s’po kanë probleme.

“Para një jave e kemi dezinfektu komplet qytetin dhe fshatrat, e po mendojmë ta dezinfektojmë prapë. E kemi inspeksionin në terren për çdo parregullsi. Po kemi mjaftueshëm furnizim me miell e ushqim, por nuk jemi të kënaqur me furnizimin me mjete mbrotjtëse për QKMF-në. Dje, i kemi pranu 1 mijë maska donacion dhe 900 pako ushqimore”, ka thënë ai.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 71.

“Sot më 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive”, shkruhet në njoftim.

Sipas IKSHP-së, rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri. /Gazeta Express

Më Shumë

Të rinjtë e Lirisë “shkatërrojnë” Albionët me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Lajmet e Fundit