Pezullohet vendimi për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike prej sot ka pezulluar kontratën për pagesën e tarifës prej 22 eurove për dezinfektim të mauneve që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Këtë gjë nga MPB e kanë bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftimin e MPBAP’së.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit