10.5 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Prizren: Dënohet me vetëm 3 mijë euro pronari i kompanisë ku i vdiq punëtori 17-vjeçar

 

Dy vjet më parë, një 17-vjeçar kishte vdekur në vendin e tij të punës, pas një aksidenti. E për këtë rast, Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar pronarin e kompanisë me gjashtë muaj burg, që janë zëvendësuar me 3000 euro gjobë.

Nga Sindikata e Sektorit Privat po kritikojnë vendimet e Gjykatës karshi këtyre rasteve, duke thënë se jeta e punëtorëve nuk po vlerësohet.

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka kritikuar dënimet që institucionet po ua vënë kompanive

Dy vite më parë një 17 vjeçar vdiq në vendin e tij të punës në Prizren.

I njëjti u raportua se punonte për të siguruar mbijetesën.

Pasi që dyshohej se kompania kishte rrezikuar sigurinë në vend të punës, me këtë rast është marrë edhe Gjykata Themelore në Prizren.

E ky institucion për shkak të veprës penale asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës, ka dënuar kompaninë.

E dënimi me burg është zëvendësuar me dënim me gjobë, me shumë prej 3000 eurosh.

Këto zhvillime nuk i kanë komentuar familjarët e të miturit, të cilët thanë se ky rast nuk ka nevojë të rikthehet.

Por avokati mbrojtës i kompanisë “Satstyro”, Bestar Kolgeci ka thënë se familja që nga fillimi nuk dëshironin ta ndjekin penalisht kompaninë.

Sipas Kolgecit ka qenë kërkesë e të pandehurit që dënimi të shndërrohet në dënim me gjobë.

Por sipas Sindikatës së Sektorit Privat, dënimet e tilla po e ulin vlerën e jetës së njerëzve.

Ndërkohë për këtë rast Inspektorati i Punës pati dënuar kompaninë me dymijë euro gjobë.

Vetëm gjatë këtij viti 10 persona kanë vdekur në vend të punës.

 

Më Shumë

Sekuestrohen dy armë dhe 82 fishekë në Korishë të Prizrenit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në fshatin Korishë të Prizrenit, ku janë sekuestruar dy armë dhe 82 fishekë gjahu, pas raportimit të...

Liria pret Trepçën, sot në shtëpi

Liria do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Javës së XI të Ligës së Parë në shtëpi, kundër Trepçës. Skuadra prizrenase do...

Lajmet e Fundit