27.7 C
Prizren
E enjte, 16 Shtator, 2021

Ku u “avulluan” dy milionë eurot e shtetit, çka dihet deri tash

Mbi 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit janë zhdukur gjatë këtij muaji. Për këtë rast, deri tash është arrestuar një person, i cili ka punuar qe 11 vjet në Thesar, derisa dy të dyshuar të tjerë, janë në arrati. Dyshohet se një pjesë e këtyre parave janë transferuar jashtë vendit, por tashmë llogaritë bankare të të dyshuarve janë bllokuar, raporton Express.

Përmes katër transaksioneve të ndryshme, 2 milionë e 77 mijë e 995 euro të shtetit të Kosovës janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group” Shpk, me bazë në Llapushnik të Drenasit.

Transferimin e gjithë këtyre parave në konton e kësaj kompanie, dyshohet se e mundësoi një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G., i cili është arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit.

Sipas të dhënave në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), është pronë e Valon Shalës, i cili sipas raportimit të REL është në arrati. Bashkë me të është raportuar se në arrati është edhe K.Sh., që po ashtu lidhet me këtë kompani.

“LDA Group” është regjistruar si biznes para një viti, më saktësisht më 21 gusht të vitit 2019.

Si aktivitet primar, kjo kompani ka ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, ndërsa merret edhe me demolimin e objekteve, përgatitje të vendpunishtes e instalime elektrike.

Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës. Sipas Policisë, të dyshuarit duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milionë euro.

Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, por nuk kanë gjetur asgjë. Ndërkohë, është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro.

Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Për këtë rast, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka mbajtur dje konferencë për media.

“Sot s’është lajmi i mirë, e keni parë në gazetë. Bëhet fjalë për 4 transaksione të dyshimta, që kanë ndodhur nga llogaria e Thesarit që është në kuadër të MF-së. 2 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik”, ka thënë Bajrami në konferencë për media.

Bajrami ka thënë se me të kuptuar rastin, e kanë raportuar atë dhe se tashmë është duke u zhvilluar një hetim i gjithanshëm.

“Me të kuptuar kemi raportuar rastin dhe krimet ekonomike po merren me hetim të brendshëm”, ka thënë Bajrami.

Ministrja ka thënë se tashëm po interesohen të gjejnë se kush është përfituesi përfundimtar i të hollave.

“Deri më tani janë suspenduar 2 zyrtarë, njëri nga ta është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ne tanimë kemi gjurmuar, ky është transaksion bankar. Institucionet e rendit janë duke u marrë, duke parë se kush janë përfituesit fundorë”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, “institucionet e rendit po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’i kthehen buxhetit të Kosovës”.

Ajo në fund ka thënë se institucionet e kanë gjurmuar rastin.

“Është rast i izoluar. Gjithçka po gjurmohet sepse është transaksion bankar”, ka thënë në fund.

E para e Financave ka treguar se transaksioni i këtyre mjeteve është kryer më 9 tetor, derisa hetimet për këtë rast kanë filluar tek dje.

“Tani me datën 9 tetor kanë ndodhë transaksionet dhe mjetet nga buxheti në Ministrinë tjetër (Ministrinë e Infrastrukturës) janë tërhekë dhe janë bërë pagesat në emër të këtij operatori ekonomik. Më pas kemi ardhë deri te denoncimi i rastit. Krejt procedura e hetimit ka fillu dje”, ka deklaruar Bajrami para gazetarëve.

Bajrami nuk ka pranuar të japë emrin e operatorit ekonomik, në emër të të cilit janë bërë pagesat, meqenëse siç, ka thënë, mund të dëmtohet procesi i hetimeve për këtë rast.

“Unë besoj që në një të ardhme të afër do të jemi në gjendje të japim raporte të detajuara. Kemi kërkesë nga prokurorja e rastit që të mos japim informata sepse mund të dëmtohet procesi i hetimeve”, ka deklaruar ajo.

Pas “avullimit” të dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e Bajramit.

Por, përveçqë tha se nuk do të japë dorëheqje, Bajrami ia përmendi PDK-së rastin e vjedhjes në Dhomën e Përgjimeve, për të cilin askush nuk ka dhënë dorëheqje edhe pse PDK-ja ishte në qeverisje.

“Jo, absolutisht. Bazuar në kërkesën e PDK-së nuk do të jap dorëheqje. Më e lehta do të ishte të jap dorëheqje dhe të marr përgjegjësi që nuk më takon. Nuk lejoj që ata që kanë kryer krim të organizuar të lëvizin të lirë për shkak se ministrja ka dhënë dorëheqje. Sa i përket PDK-së, në kohën e tyre është vjedhur Dhoma e Dëshmive dhe askush s’ka dhënë përgjegjësi”, ka thënë Bajrami.

Ajo, gjithashtu, tregoi se në cilin rast do të jepte dorëheqje.

“Vetëm nëse në një hallkë është përgjegjësia ime, unë do të jepja dorëheqje”, ka thënë Bajrami.

Krejt në fund, Bajrami premtoi në zbardhjen e plotë të rastit për shkak se, sipas saj, gjurmët nuk mund të zhduken.

“I gjithë transaksioni i dyshimtë është gjurmuar. Nuk ka mundësi të zhduken gjurmët. Të gjitha llogaritë e përfituesve janë të regjistruara. Ky krim nuk është vetëm kibernetik, por edhe krim i organizuar mirë ekonomik”, shtoi Bajrami.

As në këtë rast nuk ka munguar reagimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili i ka dalë në mbrojtje Bajramit.

Mustafa tha se e përkrah plotësisht ministren Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi dy milionë euro, derisa e thumboi edhe PDK-në duke thënë se ministrja nuk është aty për t’u dorëzuar, por për t’i kapur hajnat.

“Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për t’u dorëzuar para hajdutëve, duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për t’u ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo”, ka shkruar Mustafa. /Gazeta Express

Më Shumë

Mërgimtarët në Kosovë – gjatë gushtit erdhën mbi 380 mijë udhëtarë

Gjatë muajit gusht, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë ateruar 3,034 aeroplanë, në total me mbi 383,776 mërgimtarë. Sipas Zyrës...

Ylli Behluli një yll i ri ne skenën muzikore

Ylli, më muzikë ka filluar te merret nga femëria mirëpo me projekte dhe këngë është aktive qe dy vite ku ka dhjetë projekte, tri...

Haskuka në konakun e dy kandidatëve për Kuvend të Prizrenit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, në kuadër të parafushatës zgjedhore, ka vizituar konakun e shtëpisë së dy kandidatëve për...

Ura në Bubël të Malishevës afër përfundimit

Në shumësinë e projekteve që janë duke shkuar drejt përfundimit, është edhe ura në fshatin Bubël të Komunës së Malishevës. Drjetori i Drejtorisë së Urbanizmit,...

Adem Mikullovci, artisti që gjithë jetën ia kushtoi popullit të Kosovës

Viti i kaluar duket sikur erdhi vetëm për të marrë artistët më të mirë që kishim. Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para një...

Shtyhet mësimi edhe për dy javë

Procesi mësimor do të shtyhet edhe për dy javë, pra, nuk do të fillojë të hënën siç ishte paraparë. Këtë lajm e ka bërë të...

Aktorja 45-vjeçare ‘ndez rrjetin’, me pozat s*ksi me bikini

Elizabeth Hurley kurrë nuk heziton të shfaqë linjat trupore të jashtëzakonshme në mediat sociale. Ditën e djeshme 45-vjeçarja tregoi fizikun e saj për t’u patur...

Prizren, arrestohet një person për “kontrabandë me migrantë”

Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 12 shtator rreth orës 17:40, në realizimit të planit operativ...

Digjen sipërfaqe pyjore në Prevallë

Në Prevallë të Prizrenit raportohet se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e pyllit, shkurre dhe bari i thatë, raporton PrizrenPress. Njësit e zjarrfikëseve kanë...

Dani Alves mbetet pa klub, Sao Paulo i ka borxh 1.8 milion euro

Futbollisti i famshëm brazilian Dani Alves ka mbetur pa klub, pasi Sao Paulo ndërpreu bashkëpunimin për shkak të një mosmarrëveshje borxhi. Alves, 38 vjeç, i...

“Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura..”, New York Times reportazh për afganët në Shëngjin

Mbërritja në Shqipëri e një pjese të civilëve afganë të larguar nga frika e hakmarrjes talibane po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta prestigjioze amerikane...

EMA: Varianti Mu është potencialisht shqetësues

Varianti Mu, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi në janar, është potencialisht shqetësues, por ende nuk ka të dhëna që të sugjerojnë...

‘Prizreni 16’ me fitore ndaj Rahovecit në javën e parë

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 106-96 (29:30, 31:31, 22:10, 24:25), në kuadër të javës së parë të Art Motion Superligës...

Këto janë të gjitha masat e reja kundër COVID-19 që hyjnë në fuqi nga sot

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga sot do të hyjnë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë...

Lulzim Basha përballet sot me Sali Berishën

Kthimi i opozitës në Parlament në seancën e sotme nuk do të jetë i zakontë. Për herë të parë në historinë politike të Partisë...

Ministri Vitia u bën thirrje për vaksinim ndaj COVID, fëmijëve 12-15 vjeç me probleme shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha të hënën se shëndeti i fëmijëve dhe i nënave do të jetë gjithmonë prioritet i Qeverisë Kurti. Ai gjatë...

Lajmet e Fundit