26.4 C
Prizren
E hënë, 25 Gusht, 2025

Qe tre vjet 15 fshatra të Dragashit presin ujësjellësin, shkaktarë problemet me tender

Projekti i cili kap vlerën e 2 milionë eurove, njëherësh edhe më i madhi në Komunën e Dragashit, ai i ujësjellësit, assesi nuk po arrin të përfundojë.

Që 8 herë, komisioni ka bërë përzgjedhjen e operatorëve për projektin e ujësjellësit, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, po kaq herë e ka kthyer çështjen në rivlerësim, raporton KTV.

Për opozitën në këtë komunë, kjo gjë është e dyshimtë, pasi thonë se për tenderët e tjerë nuk ka pasur probleme të tilla.

Sipas zyrtarëve të LDK-së në Dragash, dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë dhe të mos e lërë pa ujë gjysmën e Komunës.

Megjithatë, kryetari i kësaj Komune, Shaban Shabani është gati të heqë dorë nga projekti. Ai thotë se nëse edhe një herë lënda kthehet në rivlerësim nga OSHP-ja, atëherë do ta dërgojnë atë në Gjykatë, sepse më nuk dinë si të veprojnë.

Shabani tregon ka tri vjet që nuk është ndërmarrë asnjë hap në realizimin e këtij projekti, të cilin e vlerëson shumë të rëndësishëm për banorët e kësaj komune.

Komuna kishte planifikuar që ky projekt të përfundojë për tre vjet, nga i cili do të përfitonin banorët Dragashit dhe 15 fshatrave të tij.

Më Shumë

Nuk kalon as propozimi i ri nga LVV, Hekuran Murati dështon të bëhet kryetar i Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryetar të Kuvendit, Hekuran Muratin, i cili aktualisht është ministër i Financave. Ai ka dështuar të marrë votat e mjaftueshme...

Sylejman Çoçaj, emri që nuk harrohet

Sylejman Çoçaj lindi në vitin 1927, në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në një familje zejtarësh me tradita atdhetare dhe arsimdashëse. Shkollimin fillor dhe gjimnazin...

Lajmet e Fundit