2.2 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Samir Zekiqi: Dua të shpallem kampion me Golden Eagle Ylli

Samir Zekiqi është duke kaluar në momentet më të mira të karrierës së tij si basketbollist në klubin e Golden Yllit. Zekiqi ishte fantastik në javën e 24-të duke u shpallur “MVP” i javës në Superligën e basketbollit të Kosovës, shkruan Insporti.com.

Zekiqi në një bisedë me Insportin ka rrëfyer synimet e tij me klubin nga Therandë për këtë sezon dhe për ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës që pranoi këtë javë. “Synimi im personal është të shpallem kampion me KB Yllin dhe të fitoj trofe së bashku me bashkëlojtarët. Normal që kemi forca dhe do të luftojmë në të gjitha ndeshjet të dalim fitues”

Ermal Mamaqi, Ariola Demiri dhe Enca Haxhija vijnë në Cineplexx për premierën e filmit I Love Tropoja

Basketbollisti mitrovicas është tejet i lumtur që ka pranuar ftesën nga Përfaqësuesja A e Kosovës, duke thënë se kjo është një motiv shtesë për të. “Patjetër që ftesa për Përfaqësuesen A dhe këto rezultate si “MVP” i javës ndikojnë mjaftë mirë dhe e motivojnë çdo sportist.  Këto suksese më bëjnë të punoj edhe më fortë, që të përmirësohem edhe më shumë deri në fund të kampionatit. Për klubin Trepçës për probleme nuk më takon të flas por ju dëshiroj suksese dhe ndeshje sa më të mira në vazhdimësi të kampionatit”.

Zekiqi është shpallur basketbollisti më i mirë i xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës. Ai shënoi 24 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime në fitoren e Yllit kundër Rahovecit, me rezultat 88:84.

 

 

GOLDEN EAGLE YLLI renditet në vendin e tretë në tabelë me 36 pikë pas 21 xhiro të zhvilluara.

Baskebollisti i xhiros vendoset në bazë të pikëve, kërcimeve, asistimeve, topave të vjedhur.

 

 

 

Basketbollisti, 25 vjepar, karrierën e ka filluar në klubin e Trepçës, nga Mitrovica. /Insporti.com/

 

Më Shumë

Punonjësi i postës së shpejtë në Malishevë deklaroi rrejshëm se grabitësit ia morën 1400 euro

Një punonjës i një poste të shpejtë në Malishevë ka pranuar se ka bërë lajmërim të rremë në Polici kur kishte pretenduar se dy...

Bashkimi rrëshqet në Prishtinë, Bora i ngrin prizrenasit

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë...

Lajmet e Fundit