13.3 C
Prizren
E premte, 21 Nëntor, 2025

Shaqir Totaj tregon emrat e zyrtarëve që po ‘kurdisin’ tenderë në Prizren

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka akuzuar sot pushtetin lokal për ndërhyrje në tenderë.

Ai, ka përmenduar edhe emrat e zyrtarëve të komunës, të cilët “kurdisin” tenderë.

“Shefja e kabinetit të kryetarit të Komunës, Krenare Koqi dhe Levent Kasëmi, një nga drejtorët e akuzuar, në mënyrë antiligjore, e kontrollojnë çdo dosje të tenderit, përkatësisht i bëjnë kushtet dhe kriteret në dosje të tenderit”, tha Totaj.

“Këta dy zyrtarë i përgatisni kushtet dhe kriteret enkas për një entitet ekonomik”.

“Për shembull e vendosin si kriter një material, që e ka vetëm një biznes dhe që ka monopol, për t’i dhënë atij biznesi përparësi në tender, e që ky veprim është antiligjor. Këtë e bëjnë në bashkëpunim me një familjar të afërt të Krenare Koqit”.

Totaj, ka përmendur edhe shkeljet tjera.

“Ndërhyrjet në komisionet e vlerësimit të tenderëve, pranimit të punëtorëve, shpërndarjes së donacioneve të bujqësisë, në komisionet e ankesave dhe komisioneve disiplinore, karshi punëtorëve të komunës, në zyrën ligjore dhe në zyrën e auditimit”.

“Për të gjitha këto ndërhyrje, ka reagime të personave të dëmtuar, porse nga frika e pasojave nga zyrtarët komunal, të cilët për shkak kërcënimeve nuk po guxojnë të dalin publikisht dhe të flasin lirshëm”.

“Momenti tjetër në këtë kontekst është edhe skadimi i kontratës së furnizimit me rrymë dhe mirëmbajtjes së ndriçimit publik”.

“Pasi që kontrata për ndriçim publik ka skaduar, si pasojë e kësaj, qytetarët e Komunës së Prizrenit tashmë po ballafaqohen me mungesë të ndriçimit publik në rrugët e qytetit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident i rëndë në Prizren, vetura godet dy këmbësorë

Një veturë ka goditur dy këmbësorë në Prizren sonte rreth orës 18:00.   Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir...

Ja për kë votoi mërgata në Prizren

Në Prizren janë numëruar 100 për qind e votave të mërgatës. Bazuar në rezultatet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Artan Abrashi rrëmbeu 361 vota, apo...

Lumi

Lajmet e Fundit