“Shpërthen” Deontay Wilder, nuk po pajtohet aspak me këtë fakt

Deontay Wilder nuk po pajtohet me faktin që skuadra e tij e hodhi peshqirin në ring, për ta mbyllur ndeshjen.Wilder humbi meçin ndaj Fury në raundin e shtatë, por ai pas ndeshjes nuk dha justifikime, vetëm theksoi se hudhja e peshqirit në ring nuk i pëlqeu aspak, shkruan GazetaBlic.

“Gjëra të tilla ndodhin. Trajneri hodhi peshqirin, por unë jam një luftëtar. Unë nuk bëj justifikime sonte. Do të kthehemi edhe më të fortë. Ky është boksi, më i miri fiton meçin”, tha Wilder.

“Unë thjesht dëshiroja që të më lejonin të mbyllja meçin dhe jo të mbyllej kështu. Fury bëri meçin në mënyrë të mirë”, përfundoi amerikani.Vlen të theksohet se kjo është humbja e parë e Wilder në karrierë./GazetaBlic/

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit