Sigal Prishtina mposht Ponte Prizrenin

Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 91:76 (21:25, 22:22, 24:15, 24:14) në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll.Ndeshja në Prishtinë ka qenë shumë interesante me të dy skuadrat që luftuan për fitore nga fillimi deri në fund.

Çereku i parë ishte shumë interesant, derisa për një nuancë mysafirët ishin më të mirë duke e fituar 21:25. Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë dhe kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 22:22 dhe Ponte shkoi në pushim me katër pikë epërsi, 43:47.

Periudha e tretë ishte edhe më interesante, ku Prishtina rikthehet fuqishëm dhe arrin të barazojë shifrat në 60:60, e më pas edhe të kalojë në epërsi, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 67:62 për Bardhekaltrit.

Vendasit ruajtën epërsinë e krijuar deri në fund, madje edhe e thelluan, duke triumfuar në fund 91:76.Te Sigal Prishtina u dalluan Jordan Johnson me 23 pikë e 11 asistime, Mikaile Tmusiq me 21 pikë e nëntë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 16 pikë dhe 11 kërcime, kurse te skuadra e Ponte Prizrenit u dalluan Urim Zenelaj me 20 pikë e 14 kërcime dhe Andre Wolford me 19 pikë.Sigal Prishtina ka 14 fitore dhe katër humbje, kurse Ponte Prizreni 10 fitore dhe tetë humbje.

Më Shumë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit