Të gjitha testet nga Malisheva edhe sot kanë rezultuar negative

Edhe sot të gjitha rezultatet e testeve për COVID-19, të qytetarëve të Komunës së Malishevës, kanë rezultuar negative, duke e ruajtur stabilitetin e situatës me koronavirus në Malishevë.

Rezultatet e testeve për ditën e sotme, janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës, përkatësisht me shtabin komunal emergjent që merret me menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal, e ka konfirmuar lajmin se të gjitha analizat e testeve për ditën e sotme, kanë rezultuar negative. “Situata vazhdon të jetë stabile dhe nën kontroll, ndërsa edhe sot në ditën e katërt nuk kemi asnjë rast të prekur me COVID-19, kurse numri i rasteve aktive është 12”, ka konfirmuar Berisha.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: Nga 94 raste të prekura me COVID-19, janë shëruar 78 persona, aktiv janë 12 dhe 4 raste kanë përfunduar me vdekje.

Shtabi komunal emergjent, vazhdon të kërkoj nga të gjithë qytetarët që ti respektojnë masat dhe udhëzimet për tu mbrojtur nga pandemia e COVID-19, pasi kjo është mundësia e vetme dhe mënyra e vetme e mbrojtjes dhe e mos përhapjes së virusit.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit