Thirrja e Begajt për drejtorët

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne, edhe sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku ka kërkuar nga drejtoritë, që të përshpejtojnë realizimin e planifikimeve për këtë vit, në mënyrë që viti të mbyllet sipas planifikimeve që drejtoritë i kanë bërë, përfshi edhe realizimin e projekteve të planifikuara.

“Kemi vetëm edhe pak ditë deri në përfundim të vitit dhe kërkoj nga ju, që maksimalisht të punoni të përfundimin e planifikimeve që keni pasur, edhe pse gjatë punës është e natyrshme që dalin edhe pengesa”, ka thënë Begaj.

Nga ana tjetër, drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për realizimin e planifikimeve të tyre, në veçanti në realizimin e projekteve, ndërsa u bë e ditur se disa projekte janë duke vazhduar, të cila kryesisht janë projekte dyvjeçare, ku përfshihen ndërtim objekteve shkollore, salla sporti, rrugë, parqe, rregullimi i shtratit të lumit-përroskës në qytet dhe projekte tjera, të cilat janë në vazhdim.

Po ashtu u bë e ditur se të gjitha shërbimet komunale janë duke u kryer pa pengesa dhe nuk ka ankesa të qytetarëve për shërbimet që ju ofrohen.

Më Shumë

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

Lajmet e Fundit