Trump: Fluturimet Kosovë-Serbi, një fitore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur një fitore marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e fluturimeve direkte në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore”, shkroi ai në Twitter.Trump falënderoi këshilltarin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe ambasadorin e SHBA në Gjermani, Richard Grenell.

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit