Turistët mund të rezervojnë pushimet në Spanjë duke filluar nga korriku

Ministri i turizmit në Spanjë ka deklaruar këtë mëngjes se të huajt mund të rezervojnë pushimet në Spanjë nga korriku pasi karantina dy-javore për udhëtarët e huaj ka të ngjarë të pezullohet deri atëherë.

Spanja,  një nga vendet më të goditura në botë nga koronavirusi ka një ekonomi që varet shumë nga turizmi. Ndërsa gradualisht po lehtëson masat e saj të rrepta të bllokimit, Spanja e kishte të detyrueshme karantinën për vizitorët e huaj në mënyrë që të parandalonte një valë të dytë të infeksioneve.

“Filloni planifikoni pushimet verore për t’i kaluar në Spanjë në korrik,” tha Reyes Maroto në një intervistë me radiotelevizionin lokal Onda Cero.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit