11.9 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës në Prizren ngushëllon familjen Beshi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren Artan Sejrani ka ngushëlluar familjen e gjyqtarit Bashkim Beshit, i cili vdiq sot në mëngjes.

“Jemi thellësisht të tronditur me lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, gjyqtarit të respektuar të Gjykatës Themelore në Prizren Bashkim Beshi”, thuhet në ngushëllimin e Serjanit.

“Më lejoni që në emrin tim si U.D Kryetar i gjykatës dhe në emër të gjithë stafit të Gjykatës Themelore në Prizren të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e gjyqtarit Bashkim Beshi”.

“Gjyqtari Bashkim Beshi ishte shembulli më i mirë, i cili ka dëshmuar se si duhet shërbyer institucionit dhe vendit me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë”.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për gjyqtarin Bashkim Beshi”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Artan Abrashi uron Shaqir Totajn për fitoren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe duke...

Shtyhet afati për aplikim për bursa studentore në Dragash

Për shkak të interesimit të madh të studentëve, Drejtoria për Arsim në Komunën e Dragashit ka njoftuar se është shtyrë afati për aplikim për...

Lajmet e Fundit