Vdesin 2 të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se tre persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Kosovë, raporton PrizrenPress.

Vdekjet kanë ndodhur 2 raste në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren dhe 1 rast në Mjekimin Intenziv Qendror, QKUK.

Numri i përgjithshëm i personave që janë vdekur nga COVID-19 deri sot është 669.

Instituti ka njoftuar se 205 raste kanë rezultuar pozitive me coronavirus pas testimit të 943 mostrave të dyshimta.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.018 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 197 raste pozitive.

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit