Vetaksident në magjistralen Rahovec-Malishevë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Rahovec-Malishevë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

“Ka ndodhur një vetaksident ku janë lenduar tre persona. Janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e qytetarëve dhe janë transferuar në spitalin e Gjakovës. Kemi informacion se të tre janë jashtë rrezikut për jetë. Hetimet e trafikut janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gjurkaj./Express/

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit