16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për “vjedhje grabitqare” në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurve me iniciale V.K. dhe L.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhja grabitqare.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 20.09.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 20.10.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1., nga se të pandehurit në ditën kritike, 02.09.2020 rreth orës 03:35 minuta, në fshatin Korishë, Komuna e Prizrenit, në qendrën tregtare “Viva Fresh Store” në bashkëveprim edhe me të miturin me iniciale H.B. nga Prizreni, të zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes dhe me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajnë, përdorin armën e zjarrit për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, në atë mënyrë që me përdorimin e forcës përmes një shufre metalike e hap derën hyrëse të qendrës tregtare në fjalë, ku të gjithë të pandehurit futen brenda dhe arrijnë të përvetësojnë kundërligjshëm një sasi të konsiderueshme të cigareve dhe me rastin e daljes nga qendra tregtare, vërehen nga pronari i objektit ku operon qendra tregtare në fjalë dhe me të vërejtur të pandehurit, njëri nga të cilët ka shkrepur armën e zjarrit- pistoletën në drejtim të tij edhe ai gjuan me armën e tij të zjarrit në drejtim të tyre, të cilët më pas hipin në automjetin e tyre dhe largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, duke marrë parasysh këto rrethana ngase të pandehurit mund të ikin, ose të arratisen dhe të jenë të pa arritshëm për organet e ndjekjes pasi që kanë edhe të kaluarën kriminale me çka do të pamundësojnë zhvillimin e rregullt të kësaj procedure penale –hetimore”, thuhet në sqarimin e gjykatës.

Më Shumë

MKRS-ja shpall thirrjen për art, kulturë dhe trashëgimi kulturore

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se ka shpallur thirrjen publike për projekt-propozimet në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore...

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje. Kurti ka thënë se...

Lajmet e Fundit