Zherka rikthehet te Liria e Prizrenit

Trajneri i mirënjohur i portierëve, Blerim Zherka pas një periudhë të shkurtër rikthehet në KF Liria.

“Kam arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit, për rikthimin tim te skuadra e Lirisë. Këtu kam kaluar pjesën më të madhe të jetës. Jam i lumtur për kthimin këtu. Shpresoj që bashkërisht të japim më të mirën që Lirinë ta kthejmë në Superligë”, ka thënë Zherka.

Kryetari i klubit, Qemal Krasniqi ka deklaruar: “Blerimi është trajner me përvojë dhe shpresojmë që të njëjtën ta bartë tek ndihmësi tij, portierët e ekipit të parë dhe të shkollës”.

Trajneri Hëzër Doda do të jetë bashkëpunëtor i parë i trajnerit Blerim Zherka dhe do të punojë poashtu me portierët e grupmoshave të shkollës.

Nga 12 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 3 super filma të ri

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit