10.3 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Zyrtarizohet koalicioni NISMA-AKR, Limaj shpall kandidaturën për kryeministër

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe ai i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot e kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor në mes të këtyre dy subjekteve politike.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, në një konferencë të përbashkët për medie, të dy liderët kanë thënë se janë të hapur për bashkëpunim edhe me partitë e tjera më të vogla.

I pari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ky koalicion do të shkojë i vetëm në zgjedhje.

Sipas tij, ky është një koalicion që së bashku me grupet tjera politike që do t’i bashkohen do të jetë një koalicion serioz për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu, Limaj ka bërë me dije se do të jetë kandidat i këtij koalicioni për kryeministër. “Sot kemi marr dy partitë politike që është një bosht e pritet ti bashkohen edhe parti të tjera. Besoj se koalicioni parazgjedhor e jep një mundësi të re. E unë po njoftoj se do të jem kandidat i këtij koalicioni për kryeministër”, ka thënë Limaj.

Ndërsa, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, këtë koalicion e ka quajtur si “Qendra e Artë”.

“Kemi bashkëpunuar mirë në qeverinë e kaluar dhe besojmë se edhe në të ardhmen do bëjmë punë të mirë. AKR dhe Nisma mbrëmë ka vendos të formojnë një koalicion, unë e quaj ‘Qendra e Artë’, boshti i mesëm ose pjesa e tretë politike e cila do jete kyçe në formimin e qeverisë se ardhshme”, ka thënë Pacolli. /Epoka e re/

Më Shumë

Xheladini i LDK-së: Kryesia na dha të drejtën autonome të bëjmë koalicion me këdo, edhe me Vetëvendosjen

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, për FrontOnline ka folur pas deklaratës së Filiz Mustafa, ish-kandidat i LVV-së për kryetar të...

FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Sipas njoftimit, ky...

Lajmet e Fundit