20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 1072

Policia shqipton mbi 2 mijë 4 qind gjoba në trafik brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2468 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 43 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 15 persona.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Moti sot i vranët, dhe me intervale me diell

0

Moti sot parashihet të jetë i vranët dhe dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës në disa vende parashihen të sjellin riga shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale parashihet se do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22 deri 25 gradë Celsius.

Gjendet personi që u raportua i zhdukur në Prizren

0

Është gjetur personi i raportuar si i zhdukur në Prizren.

Motra e tij kishte thënë në Polici se ai kishte dalë nga shtëpia më 15 maj dhe nuk ishte parë më.

“Me datë 23.05.2024 rreth orës 18:20 është gjetur personi mashkull kosovar i cili më herët kishte qenë i raportuar si i zhdukur, gjendja shëndetësore e tij raportohet të jetë e mirë. I njëjti është kthyer tek familja e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Në manifestimin ‘Stinët Poetike’ në Prizren, prezantohet poeti Hazir Luta

0

Shoqata për Kulturë dhe Art ‘Fidani’ në Prizren ka organizuar manifestimin letrar ‘Stinët Poetike’, duke sjellë në vëmendje krijimtarinë e shquar të poetit nga Rahoveci, Hazir Luta.

Në këtë ngjarje kulturore, poeti Hazir Luta u përshëndet me vlerësime të larta nga folësit dhe pjesëmarrësit.

Profesori Ilam Berisha, një nga folësit e manifestimit, theksoi se poezia e Lutës ka pasur një ndikim në letërsinë dhe artin shqiptar.

Ai gjithashtu e përshkroi Lutën si një poet të fjalës së bukur artistike, i cili ka ndikuar thellë në shpirtin e lexuesit me vargjet e tij të pasura dhe të frymëzuara.

“Hazir Luta është një poet i fjalës së bukur artistike i njohur në letërsinë dhe artin shqiptar dhe më gjerë. Ai ka sjellë vargje të konsiderueshme poetike të cilat për lexuesin janë vlerë dhe ushqim shpirtëror”, tha Berisha.

Përveç kësaj, Berat Bahtiu dhe Ibrahim Skenderi gjithashtu ndanë refleksione dhe vlerësime të tyre për krijimtarinë e Hazir Lutës, në këtë manifestim letrar të ngarkuar me emocione dhe pasion për fjalën.

Poezitë e Hazir Lutës u recituan nga Teuta A. Muji./PrizrenPress.com

Rrokulliset kamioni në rrugën Shtime – Prizren, dy të lënduarit dërgohen në QKUK

0

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Shtime – Prizren, ku një kamion është rrokullisur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“Veç dëmeve të shkaktuara në kamion, lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK- Prishtinë”, tha Veseli për Klankosova.tv.

Pamjet mund t’i shihni KËTU

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

I konfiskohet leja vozitësit në Prizren

0

Drejtoria Rajonale e Policisë nw Prizren ka konfiskuar lejen e vozitësit për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura në trafik. Shoferi është dënuar me nëntë (9) pikë negative sipas Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor. Si pasojë e këtyre veprimeve, leja e vozitësit është përkohësisht konfiskuar.

Përveç kësaj, shoferi i identifikuar si F.A, i lindur në vitin 1997, është ndaluar nga të drejtuarit e mjetit për një periudhë prej dymbëdhjetë (12) muajve për të gjitha kategoritë e makinave.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bën thirrje për respektimin e normave dhe ligjeve të trafikut rrugor, dhe inkurajon qytetarët dhe mediat të raportojnë çdo kundërvajtje që hasin në rrugë te stacioni më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, e-mailit: [email protected], ose në numrin e telefonit 192.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Hapja e paligjshme e kanalit në “Shatërvan” të Prizrenit: Bie  këmbësorja

0

Një këmbësore ka  rënë  në  kanal në “Shatërvan” të Prizrenit.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektorateve  në Prizren, Islam Ukaj tha se kanali është hapur paautorizim nga një pronar i lokalit.

“Një qytetar pa lejen e komunës dhe paautorizim nga  institucioneve publik, ka hapur një kanal për kyçje në rrjetin e kanalizimit. Këto punë janë kryer pa ndërmarrjen e masave për mbrojtje të kalimtarëve. Për pasojë një person ka pësuar lëndime”, tha  Ukaj.

Ai tregon se menjëherë ka autorizuar inspektorë në terren për  të mbledh të gjitha informatat e nevojshme për të procedura sipas kompetencave që ka Komuna e Prizrenit.

“I lusim qytetarët që të njoftojnë inspektoratin në çdo rast kur hasin në punë të paautorizuara në hapësira publike, në mënyrë që të ndërmarrim masat në ndëshkimin e praktikave të tilla të rrezikshme”, tha Ukaj /PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Fondacioni Golden Eagle ndan 5,000 euro për 18 vjeçarin nga Prizreni

0

Fondacioni Golden Eagle ndan 5,000 Euro për 18 vjeçarin nga Prizreni, Argjend Jonuzaj dhe bën ftesë për të gjithë shqiptarët që t’u dalin në ndihmë. 

I diagnostifikuar me Leukimi, atij i duhet urgjent trajtimi jashtë vendit për Transplant të Palcës Kurrizore. Vlera totale e trajtimit kushton 159,000.00€ nga e cila Ministria e Shëndetësisë e financon shumën prej 73,000.00€ dhe i duhen edhe 86,000.00€ për ta vazhduar trajtimin.

Prindi (babai): Berat Jonuzaj
Kontakti: 049 575 799
Transfere brenda Kosovës:
Banka TEB
20-28-0001445241-46
Transfere jashtë Kosovës: XK05 20-28-0001445241-46
SWIFT: TEBKXKPR028

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj priti zyrtarët turq të Bashkisë së Komunës së Gaziantepit

0

Kryetari i Prizrenit,  Shaqir Totaj priti sot zyrtarët turq të Bashkisë së Komunës së Gaziantepit të Republikës së Turqisë.

Diskutimi kryesor u përqendrua në qeverisjen lokale dhe projektet e ardhshme në fushën e turizmit.

“Qëllimi i këtij takimi ishte të shkëmbehej përvoja dhe të identifikoheshin mundësitë për bashkëpunim konkret në zhvillimin e projekteve turistike. Lidhjet e forta historike dhe kulturore midis Prizrenit dhe Turqisë u vlerësuan si një bazë e rëndësishme për të krijuar një partneritet të suksesshëm”,tha Totaj ./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Ylli i Leipzig në listën e ngushtë të Bayern-it

0

Bayern Munich me sa duket po shikon drejt RB Leipzig si pjesë e planifikimit të skuadrës për sezonin e ri. Dani Olmo thuhet se është një emër shumë i lakmuar në Sabener Strasse.

Siç raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, Dani Olmo është në listën e ngushtë të Bayern-it për periudhën e ardhshme të transferimeve.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Gazetari italian tregon se drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, e njeh mirë mesfushorin sulmues që nga koha e tij në RB Leipzig. Përveç Bayern, Barcelona dhe dy klube të paidentifikuara të Premier League thuhet se janë gjithashtu të interesuar për Olmo-n.

Sipas Romano, 26-vjeçari ka një klauzolë largimi për verën në kontratën e tij me RB Leipzig. Kostoja 60 milionë euro.

Olmo ka luajtur për Leipzig-un që nga viti 2020. Mesfushori shënoi katër gola në 21 paraqitje në sezonin e fundit të Bundesliga-s, por iu desh të luftonte vazhdimisht me fatin e keq me dëmtimet. Kontrata e Olmo-s me RB Leipzig zgjat deri në vitin 2027.

Spanjolli ndihet “jashtëzakonisht rehat”, theksoi drejtori sportiv i RB, Rouven Schroder në prill.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Te Leipzig, Olmo ka “një mjedis ideal për të arritur performancë të lartë. Me infrastrukturë të shkëlqyer, një qytet të mrekullueshëm, tifozë shumë mirënjohës dhe në të njëjtën kohë paqen dhe qetësinë për t’u fokusuar sa më shumë”, theksoi ai.

Tani Bayern mund të jetë joshës. Skuadra e Mynihut ka përdorur RB Leipzig disa herë në të kaluarën e afërt.

Në vitin 2021, Dayot Upamecano u zhvendos nga Leipzig te Bayern. Verën e kaluar Konrad Laimer mori të njëjtën rrugë. Max Eberl dhe Julian Nagelsmann (tani trajner i kombëtares) kanë punuar gjithashtu për Leipzig para angazhimeve të tyre te Bayern. Albanian Post