Home Blog Page 1073

Meri Shehu: Personat që i përkasin kësaj shenje të bëjnë kujdes

0

E ftuar ne “Wake Up”, astrologia Meri Shehu beri parashikimin për çdo shenjë të horoskopit. Kur i erdhi radha shenjës së Luanit, Meri u shpreh se këtë muaj ata mund të martohen.

Por jo vetëm kaq, pasi ish-banorja e “Big Brother VIP 3” shtoi se personazhet publikë të kësaj shenje duhet të kenë kujdes.

Kliko linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/7619581521495302

Meri Shehu: Personat që i përkasin kësaj shenje të

“Luanët favorizohen ose u bëhet një premtim i madh në lidhje me martesën. Mund të ketë Luanë që martohen këtë muaj, pra u realizohet një ëndërr që mund të jetë martesa.Pavarësisht kësaj, martesa është aty, është e bukur, shumë planetë në Binjakë tentojnë që këta të bëjnë jetë sociale, të bien në sy, të jenë në qendër të vëmendjes, por kemi një vështirësi përsa i përket jetës së tyre sociale, një çështje që iu del jashtë kontrollit, ndonjë lëvizje jo e mirë, ndonjë thashethem.

Gjëra të tilla që duhet të bëjnë kujdes ata që bëjnë jetë publike ose kanë çfarë të humbin nga jeta publike, që janë Luan. Ata që kanë marrëdhënie publike të rëndësishme duhet të kenë kujdes nga skandalet dhe një çështje ekonomike që mund të mos shkojë ashtu siç duhet”-tha Meri Shehu.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shpall në kërkim një person në Prizren

0

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person në Prizren, i cili dyshohet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Gjithashtu, nga policia është publikuar edhe një fotografi e të dyshuarit, ku policia kërkon bashkëpunim me qytetarët që të bëhet identifikimi i tij.

“Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, me datën 01.04.2024, ka i iniciuar një rast penal ‘Lëndim i lehtë trupor’, por njëri nga persona e përfshirë në rast nuk është identifikuar ende nga policia”.

“Në koordinim me organet e drejtësisë, konkretisht me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjmë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në rastin e lart-cekur, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i këtij personi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti në Dragash: Varrosen nënë e bijë, familjarët falin gjakun

0
Janë varrosur nënë e bijë që humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të hënën në rrugën Dragash-Zhur.

Në ceremoni morën pjesë shumë qytetarë, e në mesin e tyre edhe familjarë të personit që dyshohet se e shkaktoi aksidentin tragjik.

Gjatë ceremonisë, familja e viktimave e fali gjakun e dy prej më të dashurave të tyre, dhe këtë e bënë në prani të pjesëmarrësve në varrim.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga nënkryetari i Komunës së Dragashit, Resul Fetahu.

Mbrëmë kryetari i komunës, Behxhet Xheladini, e ka vizituar në spital Vloran Krasniqin, i cili është bashkëshort, respektivisht baba i viktimave.

Sipas Xheladinit, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi ndërkaq është ndaluar për 48 orë pasi ka marrë ndihmën mjekësore. /Klankosova.tv

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Përurohet memoriali “Porta e Lirisë” në Dedaj të Hasit

0

Sot në Dedaj të Hasit është bërë përurimi i Memorialit të Dëshmorëve të UÇK-së, “Porta e Lirisë”.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për medie Komuna e Prizrenit.

“Në përmbylljen e “Javës së dëshmorëve të Hasit”, sot u përurua Memoriali “Porta e Lirisë” me një akademi përkujtimore, me ç’rast u vlerësua lartë kontributi i hasianëve jo vetëm në luftën e UÇK-së, por edhe në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme kombëtare. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

25 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

0

Sot, bëhen 25 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj.

Çoçaj ka rënë dëshmor në Gjonaj të Hasit.

Bashkëluftëtarët e kanë çmuar lartë figurën e tij.

Zenun Çoçaj ka rënë dëshmor pak ditë para çlirimit të Kosovës.

Ai, është dekoruar me titullin  “Hero i Kosovës” nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi /PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Haradinaj: Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ecja përpara e Kosovës do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike.

“I sigurova familjet e të rënëve, bashkëluftëtarët, banorët e Hasit e veçanërisht gjeneratën e re, se angazhimi ynë për Kosovën e sigurt, anëtare të NATO-s, nuk do të ndalet asnjëherë. Ecja përpara e Kosovës, përparimi ekonomik e zhvillimi i saj, do të realizohet nga njerëzit falënderues, që respektojnë dhe qëndrojnë krahas atyre që bashkuan pushkët me ne në Luftën Çlirimtare, Amerikën dhe mbarë botën demokratike”, është shprehur Haradinaj.

Në përurimin e Memorialit “Porta e Lirisë-Dëshmorët e Hasit” në Dedaj të Hasit, Haradinaj theksoi se Hasi iu bashkua Luftës Çlirimtare që nga fillet e saj.

“Në Has ne gjetëm strehë e votër, por gjetëm edhe shumë bashkëluftëtarë të zotë. Në mbyllje të Javës së Dëshmorëve të Hasit, i përgëzova për ‘Portën e Lirisë’, ku përjetësohen emrat e hasjanëve të rënë në frontet e lirisë, e që me mundin e gjakun e tyre shembën përgjithmonë kufirin që e ndau padrejtësisht Hasin e shqiptarët për dekada”, ka thënë Haradinaj.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ish-gazetari i RTP-së: UÇK-ja nuk ka pasur hierarki strikte

0

Ish-gazetari i Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) Nuhi Bytyçi tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka pasur hierarki strikte siç e kanë ushtritë e rregullta.

Ai tha e në disa zona ka pasur vështirësi për të xhiruar edhe pse ishte nën prezencën e Hashim Thaçit, raporton Betimi për Drejtësi

“Nuk kanë pas ndonjë hierarki strikte siç kanë ushtritë e rregullta sepse unë kam pasur vështirësi në disa zona të luftës sidomos në Dukagjin. Kam shkuar bashkë me z. Thaçi i cili ka qenë përgjegjës për informim, por ushtarët që kanë qenë në komandën e z.Ramush Haradinaj nuk kanë me lejuar të bëjë filmimin bashkë me kameramanin tim Abaz Zekën. Po ashtu, edhe në Zatriç të Rahovecit kam shkuar që të xhiroj dhe komandanti lokal, Idriz Vehapi edhe pse ka qenë i pranishëm z.Hashim Thaçi nuk me ka lejuar të xhiroj. Kjo dëshmon se vërtetë nuk ka pasur ndonjë hierarki strikte në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha dëshmitari.

Përpara kësaj, dëshmitari tha se ai kishte shkuar për të raportuar dhe se nuk i ka interesuar organizimi dhe strukturën e UÇK-së, por që më pas tha se e kishte vërejtur që një hierarki nuk ekzistonte aty.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Nuk me ka interesuar as organizimi as struktura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam bashkëpunuar me njerëzit kompetent që kanë qenë në atë periudhë për komunikim me gazetarët siç ka qenë z.Hashim Thaçi- përgjegjës për informim dhe zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Me këta dy persona kam bashkëpunuar në mënyrë intensive në zonat e luftës kurse në Prishtinë kam bashkëpunuar ngushtë me përfaqësuesin e përgjithshëm politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, z.Adem Demaçi”, tha dëshmitari.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Prokurori Halling u fokusua tek një takim që dëshmitari kishte pasur me Rexhep Selimin gjatë kohës së luftës në të cilin ai e kishte pasqyruar në libër që ka marrë kritika nga tashmë i akuzuari për mënyrën e raportimit gjatë asaj periudhe.

“Kam pasur me z.Rexhep Selimi dhe kishte shumë të drejtë që thoshte, jo vetëm anëtarët e UÇK-së por edhe i gjithë populli nuk ishte i kënaqur me informimin që bëhej në atë kohë në Radiotelevizionin Shqiptar por edhe në disa media të tjera shqiptare për situatën në zonën e luftës. Thuhej se mbrohej pragu i shtëpisë dhe ishte vërejtje me vend se Ushtria e Kosovës po luftonte për çlirimin e vendit dhe jo vetëm për mbrojtje të pragut të shtëpisë”, tha dëshmitari duke shtuar se ky takim ishte mbajtur me në prill ose fillim maj të 1998-ës.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sytë

0

Enver Sulaj

Sytë janë njësoj
Në çdo tokë
Në çdo dallgë

Sytë vrasin njësoj
Në çdo përshpërimë
Në çdo cekëtinë

Kur Zoti krijoi njeriun
I fali sytë
Për të parë veten
Dhe djallëzinë

Sytë janë qelq i pathyeshëm njerëzie
Janë shteg i hapur së voni mes shkurresh në korie

Nuk lindën kot urimet
“M’u verbofshin sytë”
“Të plaçin sytë”

Halkidiki, qershor 2024

Neymari i quan rrena spekulimet për një kthim te Santosi

0

Neymar ka mohuar spekulimet për një rikthim në klubin brazilian Santos.

Sulmuesi brazilian i ka quajtur thashethemet e ngritura “rrena”, duke potencuar se ka edhe një vit kontratë me Al Hilal.

“Nuk ka asnjë shans. Është një budallallëk, kam edhe një vit kontratë me Al Hilal”, u shpreh Neymar.

“Unë mbështes Santosin, shpresoj të kthehem një ditë, por tani fokusohem plotësisht te Al Hilal”.

“Shpresoj të kem një sezon të mrekullueshëm pas lëndimit”, tha ai për ESPN.