Home Blog Page 1074

Milan-i dakordësohet për kushtet personale me Tiago Santos

0

Gjigantët e Serie A, Milan-i kanë rënë dakord për kushtet personale për nënshkrimin e mundshëm të mbrojtësit të krahut të Lille-s, Tiago Santos.

Kuqezinjtë duken të etur për të marrë një mbrojtës të ri të djathtë këtë verë dhe duket sikur Santos është një objektiv kyç.

Gazeta “La Repubblica” ka raportuar për situatën e mbrojtësit 21-vjeçar, duke thënë se Milan-i është i prirur të investojë rreth 8 milionë euro për portugezin këtë verë.

Për momentin, Lille kërkon një tarifë prej 15 milionë eurosh për asetin e tyre të ri dhe ata nuk kanë ndërmend të shkojnë nën këtë tarifë.

Ndërkohë, Santos ka zgjedhur tashmë destinacionin e tij të ardhshëm të mundshëm dhe ai dëshiron t’i bashkohet kuqezinjve. Ka një marrëveshje për kushtet personale mes dy palëve, me përfaqësuesit e 21-vjeçarit të interesuar për kalimin në “San Siro”.

Lëvizja do të shkojë në fazat vendimtare në ditët e ardhshme dhe do të përcaktojë nëse transferimi mund të realizohet apo jo.

Paulo Fonseca, ish-trajneri i Lille-s, do të jetë trajneri i ri i Milan-it dhe Santos është njohje e vjetër për të. Albanian Post

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryeministri Kurti darkon me romancierin, Orhan Pamuk

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka darkuar me romancierin turk, Orhan Pamuk, ndërsa thotë se tri orë e gjysmë që ndau me të, i ikën si minutat.

Ai shprehet se ishte Pamuku ai që e ftoi në darkë, ndërsa po kryeministri shton se ai është aq i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët, transmeton klankosova.tv.

”Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Bal?k-Cihangir të lagjes Beyo?lu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme. Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”.

Vrasja e rëndë në Peqan të Suharekës, tre të akuzuar dënohen me 75 vjet burgim

0

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues me 75 vite burgim ndaj tre të akuzuarve për veprat penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, dhe shtytje në vrasje të rëndë.

Përmes një komunikate për media, Gjykata bëri të ditur se ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve: M.A., F.F., dhe R.B., për shkak se të njëjtit janë fajtorë, .

Të akuzuarit M.A., dhe F.F., me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte ndërmarrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast).

Derisa, e akuzuara R.B., se në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin, me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B.

Andaj Gjykata njofton se në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje).

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale vrasja e rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)

Derisa, të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) e dënon me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje).

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot i vranët por me intervale dielli sot në Kosovë

0

Moti sot në Kosovë pritet të jetë i vranët, por me intervale me diell.

“Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kryesisht në rrafshin e Dukagjinit ,parashihen të sjellin riga shiu”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”.

Familjari i dy viktimave nga aksidenti në Dragash është jashtë rrezikut për jetë

0

Dy persona (nënë e bijë), kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Dragash-Zhur, tek vendi i quajtur “Laku i keq”.

E po ashtu dy vozitësit e automjeteve, kanë pësuar lëndime trupore.

Kryetari i komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini, e ka vizituar sonte në spital Vloran Krasniqi, i cili është familjar i dy viktimave.

Me këtë rast Xheladini tha se Krasniqi është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e tij shëndetësore ishte stabile”, tha numri një i Dragashit transmeton Klankosova.tv

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gruaja që vdiq me të bijën në aksidentin në Dragash la pas vetes edhe dy fëmijë

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Dragash-Zhur, në të cilin humbën jetën nënë e bijë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj ka dhënë detaje në lidhje me këtë aksident, duke thënë se dyshohet  se shkaktar i këtij aksidenti është bërë shoferi i kamionit, i cili përderisa ishte duke hyrë në kthesë, nuk kishte arritur të përshtat shpejtësinë e mjetit me kushtet e rrugës.

Ajo gjithashtu njoftoi se gruaja e cila vdiq bashkë me të bijën në aksident, ka lënë pas vetes edhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Banorët e “Ortakollit” dhe “Lagjes së Trimave” në Prizren mbështesin projektet me votim

0

Banorët e lagjes  “Ortakollit” dhe të “Lagjes së Trimave” në Prizren  votuan sot  për projektet më të mira në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje.

Në “Ortakoll”, projekti për renovimin e SHFMU “Hysen Rexhepi” u votua si më i miri.

Pjesëmarrja e lartë e qytetarëve, përfshirë gratë, dëshmon mbështetjen e madhe për këtë formë të vendimmarrjes.

Një votim i hapur dhe demokratik u zhvillua edhe në “Lagjen e Trimave”, ku qytetarët votuan për ndërtimin e sallës së sportit në SHFMU “Fadil Hisari.”

Të dyja projektet do të financohen nga Komuna me nga 100 mijë .

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Edhe zyrtarisht, Mbappe transferohet te Real Madridi

0

Kylian Mbappe është lojtar i ri i Real Madridit, me klubin spanjoll që e ka zyrtarizuar transferimin e bujshëm të sulmuesit francez.

Përmes një komunikate në faqen zyrtare dhe në rrjete sociale, klubi mbretëror njoftoi për arritjen e marrëveshjes me Mbappen, që vjen si lojtar i lirë nga Paris St. Germaini.

Mbappe do të bartë numrin 9 te Real Madridi, pas arritjes së marrëveshjes për një kontratë 5-vjeçare.

Megjithatë prezantimi i tij, do të bëhet pas kampionatit evropian “Euro 2024”, ka bërë të ditur klubi madrilen.

Plagosja në Gjonaj të Hasit, dorëzohen në polici edhe dy të dyshuar

0
Janë dorëzuar në polici dy nga të dyshuarit që ishin shpallur në kërkim për plagosjen që ndodhi para disa ditësh në Gjonaj të Hasit.

Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit janë Hajdin dhe Hajdar Likaj.

Ata dyshohen për katër vepra penale ‘Vrasje e rende ne tentative’, ‘Lëndim i rendë truporë’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll apo posedim te paautorizuar te armeve’ dhe ‘Pjesëmarrje ne rrahje’.

“Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole (pistoletë revolver) me mbishkrim 357 MAGNUM, me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur , për te cilën dyshohet se është përdorur. Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime!”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditëve të kaluar, organet e rendit kanë arritur të prangosin edhe katër anëtarë të tjerë të familjes Likaj.